Dugolli: Bashkësia ndërkombëtare duhet ta drejtojë presionin kah Vuçiq dhe jo kah Qeveria e Kosovës

Vendimi për zbatimin e marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS, sipas Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është i dobishëm dhe i drejtë. Tutje Dugolli, ka shtuara se kërkesa Quint-it është e paqartë për Qeverinë Kurti II





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur se pse nuk është duke u shtyrë vendimi i Qeverisë së Kosovës, për targat e paligjshme “KM”. Sipas tij, kërkesa e shteteve perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të paqarta për Qeverinë Kurti II.

“Bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet e Quint-it duhet ta drejtojnë presionin kah presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe jo kah Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Dugolli.

Sipas Dugolli, shtyrja ka ndodhur një herë, nuk ka ndonjë arsyeja të qartë se pse duhet të shtyhet dy herë.

“Është shumë e rëndësishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e edhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës nuk e ka kontestuar të drejtën e Kosovës për zbatimin e vendimit për targat dhe kjo është shumë me rëndësi”, ka deklaruar Dugolli.

Më tej, ai ka mohuar kërkesat për fushatat sensibilizuese për qytetarët e serbë në Veri të Kosovës, por sipas tij , presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “po deklarohet po flet në emër të serbëve të Kosovës, është një pozicion politik i Vuçiq-it, i njohur”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika