Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se Kosova i ka të gjitha mekanizmat e duhura për t’i hequr barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

Ai në “Debat Plus”, ka thënë se shteti i Kosovës nuk dëshiron që të pësoj askush nga qytetarët, teksa shtoi se për çështjen e barrikadave janë në komunikim me KFOR-in.

“Nuk është që shteti nuk ka kapacitet e aftësi ta menaxhojë situatën e sigurisë, edhe i heq edhe me forcë, por është mirë që kemi një komunikim intenziv, dhe ky komunikim do të vazhdojë për aq sa është e nevojshme që të hiqen sa më shpejt ato barrikada dhe të mos pësojë askush, në mënyrë që të mos viktimizohet Vuciqi, sepse qëllimin e ka aty”, ka thënë ai.

Dugolli tha se largimi masiv i serbëve nga Policia e Kosovës ka pasur një qëllim, që sulmet ndaj policisë tashmë të jenë të parezerva.