Dugolli: Kurti bëri mirë që i publikoi pamjet e ushtarëve serbë pranë kufirit me Kosovën, janë lëvizje shqetësuese

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli konsideron se këto pamje pak ditë pas paralajmërimeve kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq sigurisht që duhet të konsiderohen shqetësuese pasi siç thotë ai janë jo të zakonshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri mirë që i publikoi pamjet e lëvizjes së disa ushtarëve serbë pak metra larg kufirit me Kosovën.

Sipas deputetit të VV-së, këto pamje pak ditë pas paralajmërimeve kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq sigurisht që duhet të konsiderohen shqetësuese pasi siç thotë ai janë jo të zakonshme.

Në emisionin “FIVE”, Dugolli ka theksuar se me anë të këtyre pamjeve, Kurti ka treguar se gjithmonë ata janë nën përcjellje dhe kurdo që të vërehet ndonjë lëvizje e dyshimtë sërish do të publikohen pamje.

“Kurti e ka publikuar videon për shkak të asaj se lëvizjet e trupave ushtarakë të Serbisë kanë qenë afër kufirit, mirë ka bërë që i ka publikuar për të treguar që jemi duke i përcjellë, që të jetë alarm për Serbinë dhe institucionet brenda, edhe për NATO-n. Pas deklaratave kërcënuese të Vuçiqit, këto lëvizje ushtarake të trupave të Serbisë përreth kufirit me Kosovën janë për tu shqetësuar. Edhe në të ardhmen do të publikohet çdo lëvizje e tyre e dyshimtë”, ka deklaruar Dugolli.

Ndryshe, Kurti tha për herët të parë të enjten pak para mesnatës së ushtria serbe u pa duke lëvizur disa metra larg kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si “provokime të qëllimshme”.

Sot, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i hodhi poshtë deklaratat e Kurtit duke i cilësuar si “fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë”.

Ajo tha se forcat e ushtrisë serbe “janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika