Dugolli: Ligji përcakton mënyrën dhe metodën se si hartohet Strategjia për Siguri

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka komentuar rreth Strategjisë së Sigurisë. Ai ka thënë se kjo strategji ndërtohet mbi bazën e një ligji

Enver Dugolli, deputet i LVV-së

Enver Dugolli, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për strategjinë e Sigurisë, ku ka thënë se kjo strategji ndërtohet mbi bazën e një ligji.

“Ligji i cili përcakton mënyrën dhe metoda se si hartohet Strategjia për Siguri, më pastaj është dokument i qeverisë së Kosovës, që hartohet në qeveri dhe roli kuvendit është vetëm ta miraton atë apo ta hedhe poshtë”, ka deklaruar Dugolli në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Sipas tij kuvendi nuk ka mundësi që të ndryshojë ndonjë gjë në dokument sepse sipas tij një gjë të tillë ia ndalon ligji.

Ai ka thënë se është befasuar më ngjarjen e cila ka ndodhur me datën 24 tetor në kuvendin e Kosovës sepse ai edhe kolegët tij nga paritë tjera opozitare të cilët janë pjesë e  Komisionit për Sigurie dhe Çështje të Mbrojtjes, kanë punuar të unifikuar dhe sot ky unifikimi nuk ka funksionuar sa i për këtë Strategjisë së Sigurisë.

Më tej Dugolli ka sqaruar se asgjë nuk ka ndodhur pa koordinim me ndërkombëtarët.

“Partnerët ndërkombëtar ishin pjesë e konsultimeve dhe asgjë nuk ka ndodhur pa dijeninë e tyre. Janë bërë konsultimet e vazhdueshme dhe janë marrë modelet e ndryshme për hartimin e kësaj strategjie” ka përfunduar ai.

Miratohet Strategjia Kombëtare e Sigurisë për vitet 2022-2027

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika