Dugolli: Lista Serbe s’mund të manipulojë më me lista zgjedhore, i mbron interesat e bandës së Radojçiqit

Deputeti Enver Dugolli thekson se pjesa më e madhe e qytetarëve serbë nuk do ta dëgjojnë thirrjen e Listës Serbe për shkak se ata kanë argumente të mjaftueshme për të parë se nuk po mbrojnë interesat e qytetarëve serbë por po i mbrojnë interesat e bandës së Millan Radojçiqit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se Lista Serbe nuk mund të manipulojë më me listat zgjedhore në veri.

Lista Serbe tha më 5 prill se serbët nuk do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Lidhur me këtë, deputeti Dugolli thekson se pjesa më e madhe e qytetarëve serbë nuk do ta dëgjojnë thirrjen e Listës Serbe për shkak se ata kanë argumente të mjaftueshme për të parë se nuk po mbrojnë interesat e qytetarëve serbë, por po i mbrojnë interesat e bandës së Millan Radojçiqit.

“Patjetër që do të mbahen ato votime për shkak se të gjitha përgatitjet janë bërë nga KQZ-ja, edhe nga Qeveria është hartuar udhëzimi administrativ… pra është një proces krejt legal, i njohur për opinionin.

Është një satelit në dorën e Vuçiqit, i cili e përdor Listën Serbe dhe në momente të caktuara del me këto pozicionime. Situata atje ka ndryshuar pozitivisht për mirë, nuk ka më anarki, nuk ka më parti politike si Lista Serbe që t’i mbajë peng qytetarët, nuk mund të manipulojë më as me lista zgjedhore, as që të mbushë kutitë e votimit… Kanë qenë raportet ndërkombëtare që kanë vu theksin për parregullsi të shumta, e njëra ndër to ka qenë mbushja e kutive të votimit pa asnjë kriter, me organizim të thjeshtë partiak e shtetëror të Serbisë që një Listës Serbe, parti politike t’i fitojë mbi 80 për qind”, tha Dugolli.

Sipas tij, Serbia vazhdon që përmes Listës Serbe ta instrumentalizojë pakicën serbe.

Ai thotë se nga kjo po dëmtohen serbët lokalë në veri.

“Përfundimisht po shihet se kush është shkaktari i asaj situate që kemi kaluar në të kaluarën… është Serbia që përmes Listës Serbe po tenton të instrumentalizojë pakicën serbe atje, në radhë të parë po dëmton serbët lokalë. Komuniteti serb duhet ta rishikojë përcaktimin e tyre, ndonëse jam i sigurt që nuk kanë votuar gjithmonë në mënyrë masovike për Listën Serbe, por tash garantohet një mjedis i sigurt, i qetë dhe shteti qëndron prapa qytetarëve që ta shprehin vullnetin e tyre pa u ndjerë të cenuar, shantazhuar apo kërcënuar”, shtoi më tej Dugolli.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika