Dugolli: Opozita nuk po godet vetëm Qeverinë por edhe vendimet e rëndësishme për qytetarët

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Dugolli ka deklaruar se veprimet e opozitës nuk mund të konsiderohen vetëm kritika ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli ka deklaruar se opozita parlamentare po godet vendimet pesha e të cilave është e rëndësishme mbi qytetarët.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Dugolli ka deklaruar se veprimet e opozitës nuk mund të konsiderohen vetëm kritika.

“Nuk është kritikë, është goditje sepse të dalësh të bojkotosh votimet, seancat mbledhjen e komisioneve…nuk është goditje vetëm për qeverinë por edhe për vendime shumë të rëndësishme të cilat qytetarët kanë shumë nevojë.”, ka deklaruar ai.

Gjatë të martës, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmes së cilës kritikonte opozitën.

“Videot e tilla të LVV-së nuk janë të reja. I lansojnë në vazhdimësi…nuk ka asgjë të re në kuptimin e interpretimit, kjo është një luftë politike të cilën Lëvizja e koncepton dhe e realizon në këtë formë. Nëse opozita është zgjedhur që të godasë qeverinë në momente kritikie për të cilat besoj që opinion publik po e vëren se s’është momenti dhe as koha sepse kërkohet një unitet, të paktën në tema nacionale”, ka deklaruar ai.

Në një video të publikuar së fundmi, partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka kritikuar partitë opozitare, duke e titulluar atë “Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!”

Në videon e shkurtër, ata hedhin akuza ndaj partive opozitare për veprime të mëparshme dhe ndërveprimet e tyre në politikën e vendit.

LVV-ja në videon e saj akuzon partitë opozitare se flasin për izolim, ndërsa sipas tyre, “në periudhën kur ishin në pushtet, ata kanë nënshkruar marrëveshjen e njohur si ‘Zajednicë’, kanë kryer shitblerje dhe vjedhje të pasurive publike, duke e mbajtur popullin për 20 vjet të izoluar”.

Në videon e tyre, ata gjithashtu theksojnë se opozita flet për çmime të larta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese për ta rregulluar këtë çështje.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika