Dugolli: Organet e rendit po zbatojnë ligjin, janë kriminelët dhe bandat serbe të urdhëruara nga Vuçiq që po shkaktojnë tensione

Deputeti Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke mbrojtur zbatimin e ligjit nga organet e rendit dhe akuzuar kriminelët dhe bandat serbe të urdhëruara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si shkaktarë të tensioneve dhe dhunës

Enver Dugolli, LVV

Deputeti nga radhët e L֝ëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri, duke thënë se ndërtesat e komunave (kodoqofshin ato në Republikën e Kosovës) janë objekte publike e shtetërore.

“Ato nuk janë pronë private dhe nuk ka të drejtë askush t’i uzurpon. Kryetarët e komunave dhe asambleistët e zgjedhur kanë të drejtë dhe duhet që t’i shfrytëzojnë ato”, ka shkruar Dugolli.

Deputeti i LVV-së ka thënë se Policia e Kosovës dhe organet e rendit po zbatojnë ligjin dhe ‘nuk po dhunojnë askënd’.

“Përkundrazi, janë kriminelët dhe bandat serbe të urdhëruara nga Vuçiq që po shkaktojnë tensione, dhunë e pasiguri ndaj qytetarëve, zyrtarëve të shtetit, gazetarëve dhe organeve të rendit”, shton tutje Dugolli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika