Dugolli për Berishën: E ndezi cigarën në komision, më kërcënoi verbalisht
Deputeti i VV-së, Bujar Dugolli, ka pretenduar se është kërcënuar verbalisht nga kolegu i tij nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha. Ai në “Five”, tregoi se gjithçka kishte filluar kur në komisionin për siguri, Berisha, sipas tij, e kishte ndezur një cigare, derisa theksoi se për këtë gjë ia kishte tërhequr vërejtjen. Pas këtij momenti, […]
Deputeti i VV-së, Bujar Dugolli, ka pretenduar se është kërcënuar verbalisht nga kolegu i tij nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.
Ai në “Five”, tregoi se gjithçka kishte filluar kur në komisionin për siguri, Berisha, sipas tij, e kishte ndezur një cigare, derisa theksoi se për këtë gjë ia kishte tërhequr vërejtjen.
Pas këtij momenti, sipas Dugollit, deputeti Berisha e kishte kërcënuar verbalisht atë.
“Gjatë kohës sa ishte mbyllur seanca, kryetari me një gjuhë joparlamentare dhe jodinjitoze ndaj një përfaqësuesit të popullit, filloi të pijë cigare në prezencë të policisë, të anëtarëve tjerë. Në tërheqjen e vërejtjes, eskaloi në atë masë, përdori gjuhë kërcënuese, kërcënim verbal e kam adresuar te kryetari i kuvendit që të marrë masa. Jemi përfaqësues të popullit”, ka thënë ai.
Portali Dukagjini e ka kontaktuar edhe deputetin Berisha, por i njëjti nuk ka pranuar të japë detaje për këtë gjë.















