“Dukagjini” dhe “ETEA” po realizojnë hulumtim për nivelin e lexueshmërisë në Kosovë 

Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata “ETEA” kanë bashkuar forcat për të realizuar hulumtimin e parë gjithëpërfshirës në nivel nacional, që ka për qëllim të vlerësojë gjendjen aktuale të librit në Kosovë. Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar këtë javë në mes drejtorit të shtëpisë botuese “Dukagjini”, Blerim Muhaxhirit, dhe drejtorit të OJQ-së “ETEA”, Agon Ahmetit

Një hulumtim që do të matë saktë nivelin e lexueshmërisë dhe do ta trajtojë objektivisht kulturën e leximit në Kosovë ka marrë jetë së fundi.

Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe organizata “ETEA” kanë bashkuar forcat për të realizuar hulumtimin e parë gjithëpërfshirës në nivel nacional, që ka për qëllim të vlerësojë gjendjen aktuale të librit në Kosovë.

Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar këtë javë në mes drejtorit të shtëpisë botuese “Dukagjini”, Blerim Muhaxhirit, dhe drejtorit të OJQ-së “ETEA”, Agon Ahmetit.

Image preview

Hulumtimi është shtrirë në shtatë rajonet e Kosovës dhe duke përdorur në mënyrë strikte metodën shkencore të hulumtimit empirik kuantitativ dhe kualitativ, do të jetë reprezentativ për popullsinë e Kosovë.

Përveç matjes së nivelit të përgjithshëm të lexueshmërisë te qytetarët e Kosovës, hulumtimi ka për qëllim të kuptojë edhe shkaktarët që e ndikojnë nivelin e lexueshmërisë në Kosovë.

Hulumtimi do të pikëtojë kategoritë e veçanta shoqërore, bazuar edhe në moshë, në mënyrë që të matet sa më saktë kultura e leximit dhe rolet përkatëse në zhvillimin e kësaj kulture te brezat e rinj.

Pyetjet në anketën e strukturuar japin mundësinë që të merren informata për shprehitë e mira në raport me librin, për preferencat e lexuesve, për llojin e librave të mundshëm për lexim, për zhanrin dhe për çështje të ndërlidhura me to.

Përveç kësaj, hulumtimi do të gjurmojë edhe në mundësitë e ndikimit nga agjensë të ndryshëm në krijimin e shprehive të mira të leximit, si familja, shkolla, bashkëmoshatarët e mediet.

Vendet më të preferuara për lexim, pastaj bibliotekat e shkollave dhe të qytetit, po ashtu janë çështje që do të trajtohen në këtë anketë. Pashmangshëm, në këtë kuadër do të trajtohet edhe raporti i librit me zhvillimet teknologjike.

Përveç anketës, hulumtimi do të shtrihet edhe me metodën e fokus-grupit, duke targetuar hisedarët e rëndësishëm në krijimin e shprehive të leximit në Kosovë.

Duke qenë gjithëpërfshirës dhe i bërë me metodologji shkencore, hulumtimi do të prodhojë të dhëna dhe rekomandime të vyeshme për të gjithë akterët relevantë në Kosovë.

Konkluzionet dhe rekomandimet e raportit me bazë shkencore do të ndahen veçanërisht me institucionet qendrore të kulturës dhe arsimit për të iniciuar dhe avancuar politikat publike që vënë librin në qendër të zhvillimit social, politik dhe ekonomik.

“Dukagjini” dhe “ETEA” pritet t’i publikojnë gjetjet e hulumtimit më 23 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Librit.

Me këtë rast, libraria “Dukagjini” do të shpërblejë 10 respodentë pjesëmarrës në hulumtim me një kupon prej 100 euro secilin, ku do të mund të marrin librat e tyre të preferuar në librari.

Shija e redaktorit

Shefja e katalunasve në Parlamentin e Spanjës: S’do të ndalemi...

Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Mark Rutte do të jetë në krye të NATO-s

Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s, pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në...

Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Gjatë së martës, më 18 qershor, që shënonin 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar shtatorja Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë...

Të fundit nga rubrika