“Dukagjini” dhe “Pearson Education” rrisin standardet në arsim, organizojnë trajnim për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me “Pearson Education”, organizojnë trajnimin njëditor të titulluar “Breathing New Life Into Our Lessons” për mësimdhënësit/et e gjuhës angleze. Trajnimi do të mbahet më datë 25 maj 2024 në Pejë, në hotel “Dukagjini” dhe më datë 26 maj 2024 në Prishtinë, në “Swiss Diamond Hotel”.

Kjo është një derë e re, e cila po u hapet mësimdhënës(e)ve të gjuhës angleze për të eksploruar metoda të reja dhe të thjeshta, por inovative, në mënyrë që t’i motivojnë nxënësit drejt mësimnxënies.

Në këtë trajnim njëditor, mësimdhënësit/et do të përjetojnë një përvojë të re në karrierë dhe do të gjejnë frymëzim të ri për të punuar me materiale që tashmë janë të njohura për ta, si “Yazoo”, “Today” dhe materialet që do të përdoren për herë të parë “Wider World”.

Trajnimi do të udhëhiqet nga Jeanne Perrett. Ajo ka punuar në sektorin e mësimdhënies së gjuhës për dyzet vjet si mësuese, botuese dhe shkrimtare, si dhe është autore dhe bashkautore e shumë serive të njohura parashkollore dhe fillore, duke përfshirë: “Yazoo”, “Fly High”, “Now I Know”, “Rise and Shine”, “English Code” dhe “My Disney Stars and Friends”. Ajo ka trajnuar mësues/e në gjithë botën dhe ka prezantuar punime të ndryshme në konferenca të nivelit më të lartë.

Për mësimdhënës/e të gjuhës angleze, kjo është një mundësi fantastike për të fituar njohuri të reja në praktikimin e mësimit të gjuhës angleze.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit/et do të certifikohen dhe do të kenë mundësinë të marrin materiale të ndryshme edukative që do t’u shërbejnë gjatë punës së tyre. Po ashtu, në mënyrë ekskluzive, do t’u ofrohet mundësia për marrjen e kodit për platformë digjitale të edicioneve të reja të serisë së librave “Wider World” si dhe do të kenë çasje digjitale në materiale shtesë për të gjitha tekstet Pearson (My little Island, Yazoo dhe Today).

Nëse jeni mësimdhënës/e të gjuhës angleze dhe dëshironi të bëheni pjesë e kësaj aventure sa profesionale dhe përfituese, aq edhe interesante e emocionuese, jeni të mirëseardhur/e.

Pjesëmarrja është e hapur, vendet janë të limituara.

Ju lutem konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj përmes linkut:

Konfirmimi për trajnimin në Pejë: https://shorturl.at/WgEqR

Konfirmimi për trajnimin në Prishtinë: https://shorturl.at/9BbLM

Shtëpia Botuese “Dukagjini” mbulon kostot e transportit për pjesëmarrësit nga qytetet e tjera.

Shija e redaktorit

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov...

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë...

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në...

Peja dhe Ulqini nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit si qytete

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pasur një mysafir të veçantë në zyrën e tij të shtunën. Ai priti me nderime kryetarin e Ulqinit, Genc...

Të fundit nga rubrika