“Dukagjini” do të promovojë dy librat e psikologut Fitim Uka në Tiranë

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar për promovimin e radhës, i cili do të mbahet në Tiranë. Për të gjithë ju, studiues, studentë e pasionantë të psikologjisë, data 15 nëntor është rezervuar për promovimin e librave “N’kohë për veten” dhe “Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm” nga autori Fitim Uka.

Promovimi do të mbahet në orën 15:00, në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në ditën e tretë të Panairit të Librit, organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Për të folur rreth librave, përveç autorit, në panel do të jenë të pranishëm:

Tana Aliaj – pedagoge në Universitetin e Tiranës;      
Renisa Beqiri – pedagoge në Universitetin e Tiranës; dhe     
Aleksandra Puci – psikologe.  

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

“Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm” sjell një teori të re në psikologji, nga psikologu Fitim Uka. Ajo u mirëprit nga shumë universitete të mirënjohura botërore.

“N’kohë për veten” vjen si një udhërrëfyes për ta gjetur paqen (Kohezionin e brendshëm). Ky libër e sjell Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm në një version të aplikueshëm të vetëndihmës që ju bën të mendoni ndryshe dhe të reflektoni.

Promovimi i librave është një mundësi e mirë për takim e diskutim me autorin dhe studiues të fushës.

Rreth autorit:

Fitim Uka është doktor shkence i psikologjisë në Universitetin e Freiburgut dhe postdoktorant i Universitetit të Illinois-it në Chicago. Ai ka përfunduar studimet master në Universitetin “Ludvig Maiximilian” të Mynihut, ku edhe vazhdon bashkëpunimin dhe kërkimin shkencor. Uka ushtron profesionin e psikologut klinik tash e 13 vjet dhe, së fundmi, ka krijuar një qasje të re terapeutike: Teorinë dhe Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm. Që nga viti 2013, Uka është ligjërues në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Psikologjisë.       
Fitim Uka është themelues i Qendrës për Hulumtime PsikoSociale dhe Mjekësore dhe i revistës psikologjike “Psika”. Ai numëron dhjetëra publikime dhe prezantime shkencore në konferenca ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika