Dukagjini fiton derbin e mbijetesës ndaj Ferizajit

Dukagjini ka arritur të siguroj tre pikë të arta në garën për mbijetesë ndaj ekipit të Ferizajit.

Në duelin e zhvilluar në Klinë, skuadra vendase ka arritur të fitoj me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 27-të të “Albi Mall Superligës së Kosovës”.

Mysafirët filluan më mirë ku realizuan në minutën e 7-të me anë të Behar Bardhit. Por epërsia nuk zgjati shumë pasi tre minuta më vonë ishte Viktor Hugo që e dërgoi rezultatin në baraspeshë.

Golat e fitores për Dukagjinin u shënuan nga Santos në minutën e 60-të dhe rezultatin final e vulosi Otto John 16 minuta më vonë.

Dukagjini renditet në pozitën e 6-të me 35 pikë ndërsa Ferizaj mbetet akoma në pozitën e 9-të me 28 pikë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika