“Dukagjini” hap thirrjen “DUKË TALKS” për nxënës dhe mësimdhënës: Çmimi kryesor, udhëtim në Angli

Shtëpia botuese Dukagjini, në bashkëpunim me Pearson, ka hapur thirrjen për aplikim në konkursin “DUKË TALKS – Speak. Record. Inspire”, një iniciativë që synon të nxisë kreativitetin dhe aftësitë komunikuese në gjuhën angleze te nxënësit në të gjithë Kosovën.

Më shumë detaje: Shtëpia botuese “Dukagjini” hap thirrjen “DUKË TALKS” për nxënës dhe mësimdhënës – çmimi kryesor, udhëtim në Angli

Ky aktivitet organizohet me rastin e Ditës së Gjuhës Angleze dhe është i dedikuar për nxënësit nga klasat 1 deri në 12.

Pjesëmarrësit duhet të realizojnë një video prezantuese në gjuhën angleze, duke trajtuar tema të ndryshme sipas grupmoshës së tyre.

Më shumë detaje përmes videos:

Organizatorët kanë bërë të ditur se konkursi do të bazohet në përmbajtjen e teksteve shkollore të Pearson-it, të cilat përdoren në sistemin arsimor në Kosovë, duke e lidhur aktivitetin drejtpërdrejt me kurrikulën mësimore.

Nxënësit duhet të zgjedhin një temë, të realizojnë një video nga 1 deri në 5 minuta dhe ta dërgojnë aplikimin përmes platformës zyrtare. Temat janë të ndara sipas kategorive: për klasat 1–5, 6–9 dhe 10–12, duke përfshirë tema si “My ideas for a better world”, “Protecting the environment” dhe “My dream job”.

Vlerësimi do të bëhet në bazë të kreativitetit, performancës dhe aftësive gjuhësore. Në total do të shpallen 9 nxënës fitues dhe 9 mësimdhënës fitues, të ndarë sipas kategorive.

Fituesit do të shpërblehen me bursa, laptopë, pajisje teknologjike dhe çmime të tjera, ndërsa mësimdhënësit më të suksesshëm do të fitojnë një udhëtim profesional në Angli, përfshirë pjesëmarrjen në konferencën IATEFL 2027 në Mbretërinë e Bashkuar.

Aplikimet mund të dorëzohen deri më 23 prill 2026.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika