“Edhe sonte sikur pothuajse çdo natë, rajone të shumta të Dukagjinit janë në terr, pa energji elektrike për orë të tëra”, kështu ka reaguar Daut Haradinaj, ish-deputetet i Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).

Sipas Haradinajt mungesa e energjisë enklitike është pasojë e refuzimit për ndërtimin e Termocentralin e ri, nga kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministër, merr masa sepse nuk ke asnjë justifikim ta lejosh këtë diskriminim! Këto janë pasojat kur e anuluat Termocentralin e ri, i cili tash do të ishte veç i përfunduar. Apo ndoshta je peng i mafisë energjetike të rajonit(Serbisë)!?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej ai ka thënë se situata pa energji elektrike është frikshme pasi kjo kohë e acarit qytetarëve iu duhet të ngrohen.

“E frikshme të kalosh nëpër Dushkajë në errësirë të plotë. A thua a mendon ndokush nga qeveria se si ngrohen këta njerëz, në këtë acar që po mbizotëron në vend?”, ka shkruar ai në Facebook.