Në stendën e shtëpisë botuese “Dukagjini” nuk mungojnë as librat për diasporën.

Në listën e librave gjeni paketën “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe I” për të vegjlit tanë në diasporë.

Libri përmban: librin e nxënësit, fletoren e punës, fjalorin me figura, antologjinë me pjesë të zgjedhura “Shko dallëndyshe”.

Librin e mësuesit dhe librin digjital mund t’i gjeni online.

Përmes kodit digjital këtë libër mund ta merrni edhe në variantin elektronik me përmbajtje dhe materiale multimediale si: foto, galeri fotosh, video, audio, animacione 3D, pyetësorë, shënime, linqe etj.

Ju mirëpresim!