Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia magjike” entuziazmon nxënësit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që mblodhi dhjetëra nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të komunitetit arsimor.

Panelistet Adelinë Selmani dhe Anda Gjikolli folën mbi rëndësinë e leximit në moshë të hershme, duke ndarë me të pranishmit reflektime, rrëfime dhe ide nga librat e rinj.

Ato prezantuan gjithashtu aparaturën didaktike që shoqëron çdo lekturë, e cila synon t’i ndihmojë mësimdhënësit në procesin mësimor dhe t’i angazhojë më shumë nxënësit në lexim.

Një nga momentet më të veçanta të promovimit ishte “Kutia magjike”, nga e cila dolën personazhe të njohura të librave, duke krijuar një atmosferë interaktive që i bëri fëmijët të emocionoheshin dhe të argëtoheshin pa masë.

Dukagjini falënderoi mësimdhënësit për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe njoftoi se shumë shpejt do të organizojë aktivitete të tjera promovuese në shkolla dhe qendra kulturore në të gjithë vendin, për të nxitur kulturën e leximit dhe për të sjellë aventura të reja për fëmijët.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika