“Dukagjini” promovon librat e autorit Gianni Rodari në Tiranë

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka promovuar librat e autorit të njohuri italian për fëmijë, Giani Rodari në Panairin e Librit në Tiranë. Edhe të tjera befasi do të ketë për dashamirët e librit në Panairin që vazhdon deri të dielën

Në kuadër të edicionit të 28-të të Panairit të Librit në Tiranë, sot në Sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u mbajt promovimi i librave të autorit të njohur italian për fëmijë, Gianni Rodari.

Ngjarja u organizua nga shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila deri më sot ka botuar nëntë prej veprave më të dashura të shkrimtarit, të shoqëruara me ilustrime fantastike për fëmijë.

Pjesë e panelit ishin përkthyesit Aida Baro dhe Malvin Zaimi.

“Në përgjithësi ky panair i ka tejkalu pritshmërit e tona, siç po e vëreni edhe ju fluksi i njerëzve është shumë më i madh se sa herave të kaluara. Janë organizu disa promovime të librave, edhe të Gianni Rodarit, promovim që do të mbahet sot nga ora 13:00, do të promovohen gjithsejtë nëntë libra tashmë të përkthyer të këtij autori të letërsisë botërore, është pra një prurje shumë e rëndësishme për gjuhën shqipe, një kontribut shumë i vyer për letërsinë…”, ka thënë Adelina Selmani, redaktore në Shtëpinë Botuese Dukagjini.

Aktiviteti ishte një mundësi e veçantë për të gjithë dashamirësit e librit dhe vogëlushët që duan ta zbulojnë botën magjike të autorit Gianni Rodari.

Për Happy Day këta libra kanë qenë me 50% zbritje, ku fëmijët kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë e t’i blejnë.

Ky aktivitet, i organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, zhvillohet në kuadër të Panairit të 28-të të Librit në Tiranë, i cili vazhdon deri të dielën, më 16 nëntor 2025.

Deri në përmbyllje të Panairit, “Dukagjini” do të ketë edhe aktivitete dhe surpriza të tjera për lexues e të gjitha moshave.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika