Dukagjini siguron draftin e fondacionit “FES” për asociacionin

Radio Televizioni Dukagjini ka siguruar draftin e Asociacionit i cili është hartuar si propozim nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert Shtiftung”, e i cili pritet të publikohet të hënën. Ky fondacion ka thënë se në thelb, ky është propozim i tyre. Në draftin e statutit thuhet se Asociacioni do të themelohet në përputhje me Kushtetutën dhe nuk mund të cenojë këtë frymë, e as marrëdhëniet me institucionet qendrore

Presioni i shtuar dukshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë ka rezultuar me hartimin e një drafti të statutit si propozim për këtë mekanizëm.

Këtë draft që akoma nuk ka dalë në publik, e ka siguruar Radio Televizioni Dukagjini nga një përfaqësi diplomatike në Prishtinë.

Drafti është hartuar nga Fondacioni gjerman për social demokraci “Friedrich Ebert Stiftung”.

Ai përmban 18 nene. Që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

Pos kësaj në pikën dy  të nenit të parë theksohet se statuti i Asociacionit është akti më i lartë juridik i këtij mekanizmi i cili miratohet nga Kuvendi Themelues i këtij asociacioni.

Ndërsa pika tre parasheh që statuti të kalojë nëpër filtrat e institucioneve qendrore të Kosovës.

“Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë fuqinë e një rregulloreje të Qeverisë sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”, shkruhet në statutin për Asociacionin.

Një nga dilemat më të mëdha që është ngritur gjithmonë në Kosovë është rreziku që Asociacioni mund të jetë nivel i tretë i pushtetit.

Kjo çështje në draftin e statutit të hartuar nga FES-i është trajtuar në nenin katër.

Sipas tij, ky mekanizëm nuk ka mundësi cenojë marrëdhëniet me institucionet qendrore.

“Në përmbushjen e këtyre objektivave, Asociacioni/Bashkësia nuk do të dëmtojë ose anashkalojë autoritetin dhe kompetencat e parashikuara me kushtetutë dhe ligj të bashkësive pjesëmarrëse dhe në asnjë mënyrë nuk do të zëvendësojë apo cenojë kushtetutshmërinë dhe marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve qendrore dhe atyre lokale në Republikën e Kosovës”

Asociacioni parashihet të ketë Kuvendin, Kryetarin, nënkryetarin, Këshillin dhe bordin e Asociacionit.

Ky mekanizëm do të ketë buxhetin e vet. Sipas dispozitave të nenit 17, Asociacionit do t’i sigurohet autonomi të plotë në menaxhimin dhe shqyrtimin e buxhetit të tij të integruar.

Por, për paratë që do t’i marrë nga Serbia do t’i raportojë Qeverisë së Kosovë në baza vjetore.

“Çdo financim që Asociacioni mund të caktohet të marrë përtej vjetores së tij të integruar do të jetë për shpenzime në përputhje me këtë Statut dhe do të kërkojë miratim specifik nga Qeveria e Kosovës. Asociacioni/Bashkësia do t’i sigurojë Qeverisë raporte vjetore për pranimin dhe menaxhimin e fondeve të saj. Të gjitha financimet, veçanërisht ato që vijnë nga Republika e Serbisë, do të jenë të kryera sipas dispozitave ligjore të Kosovës”.

“Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung” i cili vepron edhe në Kosovë, pritet ta prezantojë draftin më 30 janar.

Autorësinë e këtij drafti, fondacioni e ka konfirmuar në një përgjigje për RTV Dukagjini.

“Në thelb – ky është propozimi ynë. Ne do të publikojmë versionin zyrtar, të autorizuar nga zyra ime dhe partneri ynë i projektit EIP të hënën”.

Mirëpo, në një përgjigje të mëvonshme, fondacioni ka thënë se refuzon të flasë lidhur me draftin.

“Ne nuk dëshirojmë të komentojmë për këtë çështje. Për këtë të hënë kemi përgatitur një prezantim publik të punës sonë, pas së cilës do të publikojmë draft propozimin tonë”.

Një ditë pasi FES-i të publikojë draftin, ambasada e SHBA-së në Prishtinë më 31 janar do të mbajë diskutim lidhur me Asociacionin.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika