Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson ELT”, organizon trajnim njëditor për mësimdhënësit e gjuhës angleze mbi temën “The Teacher’s Chapter – Beyond the Classroom”. Aktiviteti zhvillohet më 24 maj në “Emerald Hotel”, Prishtinë.
Para pandemisë së fundit, u mbajtën shumë prezantime mbi motivimin, të cilat nuk dallonin shumë prej ideve të vjetra. Mirëpo, pas pandemisë, mund të themi që po jetojmë në një botë të re – më digjitale, më pak njerëzore, më të paqartë… një botë për të cilën nxënësit tanë në arsimin parauniversitar duket që nuk janë të përgatitur dhe e cila i vë mësuesit përballë sfidave të reja më të mëdha. Ky trajnim fokusohet në idenë se pse ne duhet ta rimendojmë mënyrën se si i qasemi çështjes së vetëbesimit, si te mësimdhënësit, ashtu edhe te nxënësit, si dhe se si mund të krijojmë mënyra të reja të të nxënit që nxjerrin maksimumin e potencialit të nxënësve dhe minimizojnë ngarkesën e punës së mësimdhënësve.
Në këtë trajnim njëditor, ju do të mësoni mënyra të thjeshta – por inovative – të cilat do t’i aplikoni në materialet: My little Island, Yazoo, Today, Wider World, Focus. Pjesëmarrësve për herë të parë do t’u prezantohet edhe një program që u mundëson mësimdhënësve qasje ekskluzive dhe mundësi pafund për zhvillim të vazhdueshëm profesional nga ekspertë botërorë të Pearson-it, si dhe do t’u prezantohen materialet shtesë për të gjitha tekstet Pearson.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.
Trajnimi do të udhëhiqet nga Grant Kemptoni, i cili ka qenë i angazhuar në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze (ELT) për më shumë se 38 vjet. Përgjatë kësaj periudhe, ai ka pasur funksione të ndryshme, si: mësimdhënës, hartues i testeve, koordinator i kurrikulës, drejtor shkolle dhe trajnues i mësimdhënësve. Gjatë viteve 2000-2006, ai ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme të botës për t’i trajnuar mësimëdhënësit, duke shërbyer, pra, si trajnues ndërkombëtar. Grant Kempton ka përfunduar studimet Master në fushën e ELT-së në “Universitetin e Reading”-ut. Ai është autor i disa teksteve mësimore për “Pearson”-in. Aktualisht, ai është bashkëpunëtor i institucioneve shtetërore të ndryshme dhe i organizatave të mëdha arsimore me qëllim gjetjen e metodave të përshtatshme për nxënësit e gjuhëve.
Ju informojmë se pjesëmarrja është e hapur, si dhe vendet janë të limituara.
Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke u regjistruar nëpërmjet linkut:
https://buytickets.at/dukagjinipublishinghouse/1701454
Shtëpia botuese “Dukagjini” mbulon kostot e transportit për të gjithë pjesëmarrësit nga qytetet e tjera.