Duke cituar Migjenin, Sveçla thërret për bashkim të shqiptarëve

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë filluar të prodhojnë efektet e tyre, dhe sipas tij, emocioni i këtyre efekteve është plotësisht i madh kur të jetësohen plotësisht e të shtrihen në kohë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në fjalim e tij në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, ka thënë se ashtu siç janë shtuar marrëveshjet në mes dy shteteve, tashmë është koha që hapat e mbrojtjes së vendit dhe qëllimit të jenë një.

“Me fuqinë shtetërore që zotërojmë  do të hedhim hapat përafrues në bashkimin e inteligjencave dhe vullnetit kombëtar ashtu siç po i shtojmë marrëveshjet e bashkëveprimit mes nesh tani është koha që hapat tanë të jenë një, që mbrojtja jonë drejt qëllimit të jetë sa më i shpejtë”, ka deklaruar Sveçla.

Ai duke cituar shkrimtarin e mirënjohur, Migjeni, bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve.

“Siç na mëson edhe poeti ynë i madh i ndërgjegjes, Migjeni, në forma dhe akte rezistence nga më të ndryshmet nuk i duam humbjet prore. Ne vepruam si një popull edhe pse ne troje të ndara. I shuam barrierat që na vendosën armiqtë”.

Po ashtu, sipas tij, ndërprerjet e shtetit nga copëtimi, nga lufta e parë dhe e dytë, nga muri mes kampeve, Kosova i ka pësuar më shumë se kushdo, por “përpjekjet derisa çliruam Kosovës nuk u ndalëm”.

“Përvoja e jonë si shqiptarë nuk ka qenë e qetë, ne nuk përjetuam periudha të gjata e të qeta të ndërtimit të shtetit tonë. Na është dashur të punojmë me regjime që jo patjetër kanë qenë në përputhje me qëllimet dhe interesat jetike të kombit tonë”, është shprehur Sveçla.

Ndërsa, ai ka thënë se marrëveshjet mes dy shteteve kanë filluar të prodhojnë efektet e tyre, dhe sipas tij, emocioni i këtyre efekteve është plotësisht i madh kur të jetësohen plotësisht e të shtrihen në kohë.

“Bashkëpunimi në fushën e rendit dhe sigurisë ka fokus përafrimin e standardeve në fushën e sigurisë publike patrullimin dhe kontrollin e përbashkët shtetëror masave të përbashkëta për sigurinë rrugore”.

Gjithashtu, Sveçla foli edhe për marrëveshjet për pikëkalimet kufitare dhe lehtësirat që do të krijohen për kalimin e tyre.

Pajisjen me lejen e qëndrimit të përkohshëm në të dyja shtetet, ku si rezultat i këtyre marrëveshjeve mundësohet lëvizja e lirë e qytetareve ndër zonat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë, duke eliminuar çdo barrë burokratike dhe financiare.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika