Duncan: S’kam parë asnjë provë apo dëshmi që Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së
Diplomati britanik John Stewart Duncan ka deklaruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë se nuk ka parë asnjë dëshmi që të vërtetojë se Hashim Thaçi kishte rolin e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai shpjegoi se roli i një komandanti të përgjithshëm në një ushtri të rregullt lidhet me […]
Diplomati britanik John Stewart Duncan ka deklaruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë se nuk ka parë asnjë dëshmi që të vërtetojë se Hashim Thaçi kishte rolin e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai shpjegoi se roli i një komandanti të përgjithshëm në një ushtri të rregullt lidhet me komandimin dhe kontrollin e forcave, duke përfshirë aftësinë për të dhënë urdhra dhe për të siguruar zbatimin e tyre.
“Komandanti i përgjithshëm lidhet kryesisht me komandimin dhe kontrollimin. Komandimi lidhet me të drejtën e lëshimit të urdhrave, udhëzimeve, direktivave, ndërkohë që kontrollimi ka në vetvete aftësinë për ta kryer këtë komandim dhe për të siguruar që urdhrat e dhëna apo udhëzimet e dhëna realizohen në mënyrë efektive. Pra, me fjalë të tjera kjo është një lloj realiteti apo politike që nuk të jep kompetenca absolut”.
“Sepse mënyra se si silleshin ata me atë gjatë negociatave është e tillë që ata e trajtonin atë si krahun politik- siç prisja unë që kishte një lloj ndikimi, një lloj autoriteti por jo si për dikë që kishte respekt ushtarak. Ishte e dukshme kjo. Domethënë, ata e respektonin gjeneralin Çeku sepse ai ishte oficer ushtarak me profesion dhe familja e tij kishte vuajtur në duart e serbëve dhe atë e shihnin si ushtarak profesionist…Kur mbërriti Hashim Thaçi kishte një lloj tensioni sikur që e kam parë unë zakonisht atëkohë. Ky ishte një tension tipik që ndodhë kur mbërrin një person që është politikan dhe kur në biseda janë të përfshirë dhe oficerë ushtarakë. Unë mendoj që ata e kanë parë Thaçin si një politikan të rëndësishëm për kauzën e tyre por nuk e kanë parë komandant ushtarak dhe kjo është përshtypja ime që kishin ata në raport me Thaçin”, ka thënë Duncan.















