Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se të premten e 2 shkurtit do të mbajë një konferencë për medie te stacioni i autobusëve në Prishtinë në orën 13:00.

Ai ka thënë se në këtë konferencë do të paraqiten të gjitha keqpërdorimet nga njësia për patentë shofer.

“Të dashur qytetarë dhe përfaqësues të mediave, dua t’ju njoftoj se nesër, më datë 02.02.2024 (e Premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka shkruar ai.

“LOKACIONI: Njësia për Patentë Shofer, tek stacioni i autobusëve në Prishtinë, OHA: 13:00”, ka thënë Durmishi.

Ai ka përfunduar duke thënë se ka hasur në keqpërdorime në të gjithë Kosovën.