Durmishi akuzon Ramën për dështime në menaxhimin e transportit
Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për, siç thotë ai, dështime të thella në menaxhimin e sistemit të transportit urban dhe urban-periferik. Përmes një reagimi në Facebook, ai ka theksuar se kryeqyteti është ndër të vetmet komuna në vend që nuk ka miratuar rregulloren e re të transportit, pavarësisht detyrimit ligjor. […]
Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për, siç thotë ai, dështime të thella në menaxhimin e sistemit të transportit urban dhe urban-periferik.
Përmes një reagimi në Facebook, ai ka theksuar se kryeqyteti është ndër të vetmet komuna në vend që nuk ka miratuar rregulloren e re të transportit, pavarësisht detyrimit ligjor.
Sipas tij, mbi 90% e komunave në Kosovë e kanë përmbushur obligimin e hartimit dhe miratimit të rregulloreve të transportit, ndërsa Prishtina ka mbetur prapa, duke lejuar që shërbimet e transportit të funksionojnë “jashtë kornizës së duhur ligjore dhe planifikuese”.
“Në bazë të ligjit për Transportin Rrugor, të gjitha komunat e edhe Komuna e Prishtinës, kanë pasur obligim ligjor të hartojnë dhe miratojnë rregulloret e reja të transportit në kuvendet komunale.















