Durmishi: Nuk do të ketë më reklama në autostrada të Kosovës

Zëvëndësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në autostradat e Kosovës, pasi sipas tij, këto veprime bien ndesh me ligjin

Foto e postuar në llogarinë e zëvëndësministrit të Mjedisit, Hysen Durmishi në Facebook

Zëvëndësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se më nuk do të ketë asnjë reklamë në autostradat e Kosovës.

Durmishi ka shtuar se të premten e 14 tetorit, ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autostradave, për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale.

Pamje nga heqja e reklamave në autostrada të Kosovës

Durmishi ka theksuar se duke filluar nga tani, reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat.

“Asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës. Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale. Tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat”, ka shkruar Hysen Durmishi në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika