Durrës: 230 qytetarë morën çelësat e apartamenteve në Manzë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën në mesditë ka përuruar 230 banesat e ndërtuara për banorët që humbën shtëpitë e tyre, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

“T’i gëzoni shtëpitë se janë të tuajat, t’i gëzoni si trashgimi për fëmijët tuaj. Janë falas”.

“Ky është një nga ato momentet kur njeriu që për shkak të detyrës, duhet të përballet çdo ditë me gjithfarë lloj pengesash, e shpifjesh”, ka thënë Rama. Më tutje, ai ka shtuar  “kur themi që askënd nuk do ta lëmë vetëm, nuk është një fjalë e bukur, por një fakt”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Rama përsëriti se qeveria e tij është përballur me fatkeqësi të paparashikuara, si tërmeti dhe pandemia.

“Ne thamë që do t’i nxjerrim lekët nga dheu për të bërë shtëpitë tuaja, dhe sot kjo është një tjetër lagje në vazhdën e një pune që vazhdon dhe që provon se ne mbajmë atë që themi”.

“Nëse them, do ta  bëjmë këtë gjë, do ta bëjmë, se s’bën. Është vetëm çështje kohe”, është shprehur ai.

Më tej, ai është ndalur  te rritja e çmimeve që ka prekur edhe Shqiprinë si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë

“Paketa e Rezistencës” si pjesë e ndihmës për të mbuluar krizën,  do të prekë familjet shqiptare, mbështetje ndaj fermerëve me naftë duke mos përfshirë taksat, si dhe mbështetje për pensionistët.

Para dy vjetësh, më 26 nëntor, kishte ndodhur një termet i fuqishëm i cili ka shkaktuar rreth 50 viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika