Dushi: Kurti do të bashkohet edhe me një parti tjetër për ta pastruar ndërgjegjen për Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të bashkohet edhe me ndonjë parti tjetër për themelimin e Asociacionit, kështu ka deklaruar analistja politike, Ardita Dushi, teksa ka diskutuar për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo, sipas saj, mund të ndodhë nga ana e Kurtit për ta “pastruar ndërgjegjen” për ato që kanë thënë dhe bërë në […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të bashkohet edhe me ndonjë parti tjetër për themelimin e Asociacionit, kështu ka deklaruar analistja politike, Ardita Dushi, teksa ka diskutuar për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
Kjo, sipas saj, mund të ndodhë nga ana e Kurtit për ta “pastruar ndërgjegjen” për ato që kanë thënë dhe bërë në 20 vitet e fundit.
“Por se që do të bashkohet edhe me dikë tjetër për me pas më të thjeshtë punën e Asociacionit, për me pastru ndërgjegjen e vet për ato që i ka thënë për 20 vite, besoj që po”, ka deklaruar ajo për Debat Plus.
Sipas Dushit, ky vit është vit zgjedhor, por ajo nuk është e bindur se do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Dushi ka theksuar se Kurti mund të jetë në favor të zgjedhjeve të parakohshme për shkak të “tensioneve” brenda Vetëvendosjes dhe se Konjufca po dëshiron t’i afrojë zgjedhjet për shkak të pakënaqësive brenda grupit të deputetëve.
Ajo ka vlerësuar se ka mungesë të kauzave për një opozitë të fuqishme.
Dushi ka shtuar se sondazhet dhe atmosfera nuk tregojnë për një alternativë tjetër, dhe se, sipas saj, opozita është vonuar për ta ofruar një alternativë.
“Ky vit, vit zgjedhor po, por a do të kemi zgjedhje të parakohshme, nuk do të kisha thënë, edhe pse ndodh që kjo i konvenon Kurtit pavarësisht zërave të ndarë mes Vetëvendosjes, kur Konjufca po dëshiron me i afru zgjedhjet e parakohshme për shkak të pakënaqësive brenda me disa deputet dhe Kurti që dëshiron me i shty ndoshta edhe pak. Por gjithësi konsideroj që i shkon për shtati, sepse ka me tentu me marrë edhe një herë kartën e dialogut, kartën e Asociacionit në dorë, por edhe një palë zgjedhje”, ka thënë DushI.
“Fatkeqësisht për vendin unë te them se është koha të kishim pasur alternativa të pastra edhe një palë zgjedhje tamam siç duhet, por edhe kësaj radhe unë nuk po shoh që ka me pasur alternativë, qoftë sondazhet po e tregojnë, atmosfera, por edhe opozita është vonuar në mungesë të kauzave, por është vonuar me hapin, ky është prapë përpara”, ka tutje deklaruar ajo.















