Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Florian Dushi nga LDK, ka deklaruar se zhvillimet e fundit brenda partisë nuk kanë për qëllim përçarjen, por forcimin dhe zhvillimin e saj.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë Debat Plus, Dushi tha se askush brenda LDK-së nuk është i gatshëm të largohet nga partia, pavarësisht procesit të nisur për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

I pyetur nëse do të ketë ndarje në rast se Lumir Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, Dushi u shpreh se një skenar i tillë nuk ekziston.

“Jo, në asnjë mënyrë. Nuk është kjo ideja dhe nuk është ky qëllimi. Qëllimi është rritja dhe zhvillimi i LDK-së dhe në asnjë mënyrë ndarja apo zvogëlimi i saj. Përçarje nuk mund të ketë në LDK dhe nuk do të ketë”, ka deklaruar Dushi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika