Dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë, 6 persona të lënduar
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur gjatë pasdites të së premtes në rrugën Prishtinë – Podujevë. Njëri aksident ka ndodhur në fshatin Trudë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe kanë mbetur të lënduar 4 persona. Ndërsa, në aksidenti tjetër ka ndihur në fshatin Sekiraqë, ku […]
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur gjatë pasdites të së premtes në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Njëri aksident ka ndodhur në fshatin Trudë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Ndërsa, në aksidenti tjetër ka ndihur në fshatin Sekiraqë, ku edhe këtu janë të përfshira në aksident dy vetura dhe raportohet për dy të lënduar.
Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 17:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Trudë dhe në fshatin Sekiraqë), kanë ndodhur dy aksidente trafiku. Trudë janë përfshire dy automjete , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar 4 persona. Ndërsa në fshatin Sekiraqë janë te përfshira dy automjete dhe raportohet për dy persona të lënduar. Njësiti i trafikut rajonal është duke u marë me të dyja rastet”, ka thënë Ahmeti.















