Dy asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi, janë tërhequr nga grupi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke u pozicionuar si të pavarur.

Në sallën e Kuvendit, ku sot po mbahet një seancë e rregullt, emrat e tyre janë vendosur veçmas nga grupi i Vetëvendosjes, me shënimin “i pavarur”. Kjo e ka ulur numrin e asamblistëve të LVV-së në 15.