Shumë bashkatdhetarë janë në Kosovë javët e fundit e Kamer Dibrani nga Suedia këtë kohë po do ta shfrytëzojë edhe për të kryer punë me disa dokumente.

Por, ai u kthye mbrapa shkaku i barrikadave në Mitrovicë të Veriut, pa mund të kryejë punë në Gjykatë.

Kjo ishte barrikadë e re e vendosur brenda natës e që bllokon edhe Lagjen e Boshnjakëve.

“Kur ta shihesh në vend tanin më bërë kështu është katastrofë, tash po këqyri më gjet një rrugë tjetër nëse mundem”, ka deklaruar Kamer Dibrani.

Zhgënjim e të pashpresë më këtë gjendje janë edhe banorët e Lagjes së Boshnjakëve.

“Pas orës shtatë e  kemi parë këta, jemi mësuar ma qysh po e tolerojnë spo e di. Këta po e sfidojnë edhe NATON. Është e pamundur me jetua këtu, është rrezik, duhet mi përdor rrugët anësore”, ka theksuar Tomor Bahtiri.

Por, pamjet e tilla të qytetarëve e veturave që kthehen në mes të rrugës, janë bërë të zakonshme në këtë pjesë të Kosovës.

Liria e lëvizjes është kufizuar edhe më shumë në veri të Kosovës tash e 18 ditë prej kur serbët nisën të vendosin mjete të rënda në rrugë duke bllokuar qarkullimin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripërsëritur në një intervistë për media rajonale se institucionet vendëse do t’i heqin barrikadat nëse këto nuk e bën KFOR-i.