Policia e Kosovës ka njoftuar se në Dragash janë arrestuar dy burra dhe dy gra, nën dyshimin se janë përfshirë në një rast të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 shtator 2026 dhe është iniciaur si dhunim e materiale të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim.

Ndërkaq, pas intervistimit nga Policia, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente.