Dy burra gjenden pa shenja jete në Ranillug dhe Gjilan, Policia nis hetimet

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në raste të ndara në Ranillug dhe Gjilan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në Ranillug, më 22 shtator, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Me 22.09.2026 në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar në Gjilan, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga familjarët, më 22 shtator rreth orës 14:00.

“Është gjetur nga familjarët pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia nuk ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me shkaqet apo rrethanat e këtyre dy vdekjeve.

.

Të fundit nga rubrika