Dy euro më shumë, infermierët të indinjuar me shtesat e ndërrimit të natës

Infermierët kanë shprehur një shqetësim me llogaritjen që iu është bërë për pagesat e ndërrimit të natës. Ata kanë reaguar se koeficienti i ri, ka bërë dallim vetëm dy euro për ta derisa për mjekët kap shifra të larta derisa kërkojnë që kjo çështje të ndryshojë

Foto ilustruese

Një kategori e rëndësishëm, infermierët më në fund kanë kuptuar disa nga shtesat që do t’i marrin, pas ndryshimeve dhe hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave.

Me koeficientin 5.4 , në bazë të këtyre listave është paraparë që një infermier të paguhet maksimum 22 euro për ndërrimin e natës, apo 2 deri në 4 euro më shumë se më parë.

Kjo llogaritje ka ngritur shqetësimin tek ky sektor shëndetësorë.

Përparim Berisha, infermier në Qendrën Klinike Universitare që njëherit është edhe pjesë e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, e quan këtë padrejtësi për ta.

“ Ne e kemi bë një reagim publik pasi administrate e QKUK-së e ka dërgu një email tek administratorët e  klinikave të QKUK-së dhe ka kërku që ajo pjesa e tabelarve ku ndahen ndërrimi për infermier të rrespektohet nga ky muaj. Aty kemi parë se kemi pasur rritje prej dy eurosh pasi ka qenë 18 tash është 20 dhe nga 20 në 22. Kurse tek mjekët dita e shtunë do të paguhet 288 euro që I bije 14 herë më shumë se sa një infermier. Kurse dita normale 16 orë punë e mjekut do të paguhet 99 euro e tek infermieret kjo nuk është marrë parasysh. Aty nuk janë përfshi as festat e as orët shtesë”, ka thënë infermieri Përparim Berisha.

Të shqetësuar me këto lista jo zyrtare janë edhe nga Federata Sindikale e Shëndetësisë.

“ Është shqetësim I jonë edhe I federatës edhe I të gjithëve. Nëpër institucione shëndetësore I kanë bërë disa komisione më urdhër të Ministrisë dhe i kemi obligu më na dhanë raport më pa për pagat e muajit mars, masi ti marrim këto raporte do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Unë s’po du më besu që ajo list është zyrtare pasi nëse është ajo atëherë ajo është skandal”, ka thënë Tevide Imeri.

Në bazë të sindikatës së punëtorëve shëndetësor, janë 2000 infermierë të cilët janë pjesë e QKUK-së e të cilët janë prekur nga kjo llogaritje.

Ligji i ri i pagave, parasheh për infermieret e nivelit tretsor shëndetësor-bachelor koeficient 5.6, infermier sekondar i shëndetësisë 5.5, infermieri parësorë shëndetësor 5.4 kurse infermieri tretsor i shëndetësisë me shkollë të mesme ka koeficientin 5.3.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika