Dy gazetarë ukrainas vrarë në sulm me dron rus, një tjetër plagoset
Dy gazetarë ukrainas u vranë dhe një i tretë u plagos gjatë një sulmi me dronë rus në lindje të Ukrainës, njoftuan autoritetet dhe mediat lokale. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi këtë si pjesë të “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve që raportojnë për luftën. Sipas Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga […]
Dy gazetarë ukrainas u vranë dhe një i tretë u plagos gjatë një sulmi me dronë rus në lindje të Ukrainës, njoftuan autoritetet dhe mediat lokale.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi këtë si pjesë të “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve që raportojnë për luftën.
Sipas Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga shteti, sulmi ndodhi teksa ekipi i tyre ndodhej në makinën e tyre pranë një stacioni karburanti në Kramatorsk.
Droni i përdorur ishte i llojit Lancet.
Gazetarët e vrarë janë Olena Gramova, 43-vjeçare nga rajoni i Donjeckut, dhe Yevgen Karmazin, 33 vjeç nga Kramatorsku. Gazetari i tretë, Alexander Kolychev, u dërgua në spital për trajtim, shkruan AlJazeera.
A Russian Lancet drone tore through Kramatorsk, killing Ukrainian journalist Olena Hubanova and cameraman Yevhen Karmazin as they documented the war from the front lines.
From day one, they were there — covering evacuations, war crimes, soldier stories.
Now they’re gone. pic.twitter.com/TNTN8H7nFd
— KyivPost (@KyivPost) October 23, 2025















