Dy gra humbin jetën në një vetaksident në Fushë-Kosovë
Dy gra kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në Fushë-Kosovë të hënën në mbrëmje. Siç thuhet në njoftimin e Policisë, vdekja e shoferes dhe pasagjeres u konfirmua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Trupat e viktimave janë dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar. “Fushë Kosovë / […]
Dy gra kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në Fushë-Kosovë të hënën në mbrëmje.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, vdekja e shoferes dhe pasagjeres u konfirmua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Trupat e viktimave janë dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.















