Dy gra vdesin në rrethana të dyshimta në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Komunën e Mitrovicës kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra kanë vdekur në rrethana të dyshimta në Komunën e Mitrovicës.

Njëra nga to është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, kurse vdekjen sipas policisë e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Vdekje e dyshimtë është cilësuar edhe rasti tjetër në Komunën e Mitrovicës.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Basha përmend agresionin në Banjskë, derisa bën thirrje për anëtarësim...

Lulzim Basha, deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u ka përmendur të gjithë deputetëve të pranishëm agresionin...

“Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin...

Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE), Seda Gören Bölük, gjatë fjalës së saj në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në...

Deputeti Enis Kervan në Asamblenë e KiE-së: I kemi kryer...

Përfaqësuesi i Kosovës në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Europës, deputeti i Kosovës nga komuniteti turk, Enis Kervan, në fjalën e tij ka...

Të fundit nga rubrika