Dy javë pas arratisjes nga Dubrava, policia shpall në kërkim Ujkan Metajn
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Ujkan Metajn, i cili u arratis para rreth dy javësh nga Burgu i Dubravës. Metaj, që vuante një dënim prej 11 vjetësh, arriti të arratiset më 12 korrik të këtij viti. Policia ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët për të gjetur vendndodhjen e tij. “Ujkan (Rexhep) METAJ […]
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Ujkan Metajn, i cili u arratis para rreth dy javësh nga Burgu i Dubravës.
Metaj, që vuante një dënim prej 11 vjetësh, arriti të arratiset më 12 korrik të këtij viti.
Policia ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët për të gjetur vendndodhjen e tij.
“Ujkan (Rexhep) METAJ i lindur me 15.09.1988 nё fshatin Shushicё e ulёt-Istog. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Arratisja e personit tё privuar nga liria’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Metaj është një emër i njohur nga rasti i grabitjes në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj.















