Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy këmbësore janë goditur nga një veturë në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën “Agim Ramadani”.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësorë ndërsa i dyshuari është liruar në procedure të rregullt.

“RREZIKIM I TRAFIKUT PUBLIK- Rr. Agim Ramadani, Prishtinë / 10.01.2026 – 17:00. Dy viktimat femra kosovare (këmbësore) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur në vendkalimin e këmbësorëve nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika