28 Nëntori i ka bërë bashkë dy kuvendet, atë të Kosovës dhe Shqipërisë në Kuvendnin  shqiptarë në Tiranë.

Fjalët hyrëse në këtë mbledhje të përbashkët kishin kryeparlamentarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Nikolla me emocione tha se në këtë ditë në këtë orë përmes emocioneve jo të përditshme Kosovën dhe Shqipërinë në një mbledhje të përbashkët i bën baskë 28 Nëntorit.

“Jam shumë  lumtur që jemi sot bashkë bashke kuvendar të Shqipërisë dhe Kosovës. Sot kjo orë e shënuar përmes emocioneve jo të përditshme thërret një vëllazëri të përbashkët në vigjilje të 28 nëntorit, ditë së flamurit.  E shënuar e para herë ditë kjo  e bukur dhe e paharrueshme kjo e sotmja, ku mblidhen Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë për të festuar 28 nëntorin. Dikur ky moment as në ëndërr nuk mund të na u shfaqeshin për shkak të okupatorëve”, ka thënë ajo.

Ajo tha se ky moment nuk të shfaqej as edhe në ëndërr, për shkak të armiqve që ka pasur populli shqiptar.

“Dikur edhe si ëndërr nuk mund të na shfaqej ky moment. Nga pengesat e panumërta të historisë, që të tjerët na vinin në diskutim… Teksa ecën neper mote shqiptarët derisa gjetën shekullin e tyre nga do që ata u nisën… Asnjëherë nuk i ikën privilegjit që iu dha emri shqiptarët”, ka shtuar ajo.

Nikolla theksoi se nga Kuvendi i Shqipërisë, nga kjo mbledhje është vendi i duhur të gjithë ata që vdiqën për popullin shqiptar.

“Në një sall si kjo tempulli demokracisë, është vendi i duhur për ti kujtuar atë që bën Kuvendin e Lushnjës dhe të gjithë martirët që dhanë jetën për popullin shqiptarë”, ka thënë ajo.

E ndërsa Konjufca tha se nga Tiran 28 Nëntori i ka bërë që ti përshëndetë të gjithë shqiptarët e kudo që jetojn në të gjitha anët ë botës.

Ai tha se kjo ditë ë, 28 nëntori është ajo cka shpalosë historinë e përbashkët e shqiptarëve.

“Na ka bërë tok në Tiranë Dita e 28 nëntorit, ti përshëndesim nga këtu të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. 28 nëntor është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës, historia jonë kombëtare është sikur një substancë e vetëdijshme që shpaloset përmes 28 nëntorit… Mu në këtë ditë lindi heroi i kombit Adem Jashari”, ka thënë Konjufca.

Glauk Konjufca

Konjufca përmendi 2 data, çlirimi e Shqipërisë nga diktatura e Enver Hoxhës dhe çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb si dy ngjarje të rëndësishme për popullin shqiptarë.

“Pa dyshim se është arritur shumëçka e rëndësishmë për kombin tonë, por rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Dy ngjarje të rëndësishme e kanë hapur kapitullin e mundësive të mëdha për kombin tonë. Së pari ishte ardhja e demokracisë në Shqipërisë, e 9 vite pas kësaj ndodhi çlirimi i Kosovës nga pushtuesi i Kosovës. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, kurse Kosova e aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në familjen e vlerave evropiane”, ka thënë ai.

Teksa përmendi rrezikun që Kosovës si shtet po i vjen nga Serbia, siç tha ai në rrugë diplomatike dhe me financimin e grupeve kriminale, Konjufca theksoi se mbështetja e Shqipërisë është thelbësore për të mbrojtur interesat e kombit

“Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë, duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si shkak i luftës së Rusisë në Ukrainë që synon NATO-n dhe BE-në. I vetmi shtet ne mes të Evropës i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë, që nga diplomacia deri te financimi i grupeve kriminale. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë”, tha Konjufca.

Konjufca tha se sa më afër Shqipëria e Kosova të jenë aq më lehtë do të jetë për t’i mbrojtur interesat e kombit shqiptar

“Sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria me Kosovën, aq më lehtë do të jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit tonë. Ne do të mund të shënojmë arritje të radhës si komb, vetëm nëse e kombinojmë mençurinë e Ukshin Hotit, atdhedashurinë e Adem Demaçit, maturinë e Fehmi Aganit, përgatitjen e Gazmend Zajmit dhe mendjemprehtësinë e Arbën Xhaferit”, shtoi ai.

Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit  është hapur edhe një ekspozitë me fotografi, ndërsa një grup të rinjsh kanë performuar me kostume tradicionale shqiptare.