Dy lëvizje të cilat zhbllokojnë nervin shiatik: Në çast bllokojnë dhembjen!

Shiatikun patjetër duhet trajtuar në mënyrë mjekësore, ndërkaq mjeku do t’ju përshkruaj terapinë që do t’ju jetë më e mira

Pos ilaçeve, do të duhej të provonit edhe teknika të cilat nuk mund t’ju dëmtojnë, por mund t’ju lehtësojnë dhembjen.

Po ju paraqesim dy ushtrime të lehta të cilat në çast ju ndihmojnë te shiatiku i kileve (Hernia incarcerata):

1. Zgjatja

Shtrijuni në sipërfaqe të rrafshët, lakoni këmbën në të cilën ndieni dhembje dhe tërhiqeni lehtë në drejtim të supit.

Kur të ndieni që po zgjatet, provoni që në atë pozitë të qëndroni 30 sekonda.

Pastaj shtrijeni këmben, pushoni dhe përsëriteni edhe dy herë.

2. Këmbët e kryqëzuara

Shtrijuni në sipërfaqe të rrafshët dhe këmbën e cila ju dhemb qiteni sipër tjetrës, sikur i kryqëzoni këmbët.

Këmbën e cila nuk ju dhemb kapeni me duar nën gju dhe lehtë tërhiqeni drejt vetes. Mbajeni 30 sekonda dhe ngadalë kthejeni në pozitën fillestare. Gjithashtu përsëriteni dy herë.

Sado që t’ju tingëllojë paradoksalisht, mbajeni në mend që aktiviteti dhe lëvizshmëria janë mënyra më efikase që të luftoni kundër dhembjes për shkak të shiatikut.

Punoni edhe në qarkullimin e gjakut dhe përpiquni që sa më shumë të forconi muskujt e shpinës.

Vërejtje: Është shumë me rëndësi që të dy ushtrimet t’i bëni ngadalë, me marrje të drejtë fryme dhe me shtrirje të mirë, në mënyrë që të mos lëndoheni më shumë./Telegrafi

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika