Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e një kamioni në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, të cilët dyshohet se janë shtetas të huaj, janë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni në Han të Elezit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 14:50, në pikën kufitare në Han të Elezit. Një kamion i markës Mercedes, me targa vendore, kishte hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut dhe ishte vendosur në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.

Gjatë kontrollit të rimorkios, zyrtarët policorë kanë gjetur të fshehur dy burra, të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi. Sipas deklarimeve të tyre, ata janë shtetas të huaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me urdhër të të cilit palët janë intervistuar dhe më pas janë liruar për procedurë të mëtejshme të rregullt.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika