Dy ministra raportojnë sot në dy komisione parlamentare

Të martën e 27 shkurtit do të ketë dy raportime të ministrave para Komisioneve Parlamentare. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pritet të raportojë nesër para deputetëve në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Ndërsa, në një Komision tjetër, atë për Mbikëqyrjen e Financave Publike është i ftuar të raportojë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Qeveria e Kosovës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pritet të raportojë nesër para deputetëve në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se Rizvanolli do të raportojë lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

Kjo mbledhje e Komisionit për Ekonomi do të fillojë nga ora 11:00.

Ndërsa, në një komision tjetër, atë për Mbikëqyrjen e Financave Publike është i ftuar të raportojë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i auditimit të performancës” Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”.

Mbledhja do të fillojë në orën 11:00.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika