Dy ministra të Shqipërisë marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Afrim Bunjakut

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, kanë marrë pjesë në varrimin e policit Afrim Bunjaku

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit të rreshterit, Afrim Bunjaku ishin dhe dy ministra të Shqipërisë.

Përmes një postimin ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar se bashkë me ministrin e Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, kanë marrë pjesë në varrimin e rreshterit, Afrim Bunjaku.

Ditën e djeshme në Banjskë të Komunës së Zveçanit, u sulmua Policia e Kosovës, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, një zyrtar policor i plagosur dhe dy të tjerë të lënduar.

Rreshteri i vrarë policor, Afrim Bunjaku është varrosur sot derisa në ceremoninë e varrimit kanë qenë të pranishëm edhe krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Kryeministri Kurti në ceremoninë e varrimit të rreshterit policor, Afrim Bunjaku ka thënë se përpara se të varroset si një hero në tokën e tij, portreti dhe profili i tij le të skaliten në kujtesën fotografike dhe “në mbamendjen tonë kolektive” si fytyra e një heroi dhe si vepra e një dëshmori.

Lexo dhe: Kurti: Portreti dhe profili i Afrim Bunjakut të skaliten në kujtesën tonë fotografike si fytyra e një heroi dhe si vepra e një dëshmori

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se përballë këtyre strukturave armiqësore me të cilat Kosova u përball dje do të ngadhënjejë me përpjekjen për rend e ligj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e varrimit të policit, Afrim Bunjaku ka thënë se ai është hero i secilit shqiptar dhe se ka bërë sakrificën më sublime, duke u bërë hero i kombit.

Lexo dhe: Osmani: Afrim Bunjaku, hero i secilit shqiptar

“Jemi mbledhur këtu me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë për të nderuar një rreshter të përkushtuar i cili dje bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës”, ka thënë Osmani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku, ka thënë se ai ra në krye të detyrës si oficer i denjë i Republikës në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës sonë.

Konjufca, ditën e 24 shtatorit e quan tragjike për familjen, miqtë e vendin.

Lexo dhe: Konjufca: 24 shtatori – dita kur emri i Afrim Bunjakut u lartësua në piedestalin e dëshmorëve

“Dita 24 shtator, ditë tragjike e humbjen së jetës së tij, ditë e dhimbjes për familjen dhe miqtë, po ashtu është dita kur emri i Afrim Bunjakut u lartësua në piedestalin e dëshmorëve. Rreshteri Bunjaku dje mbrojti Kosovën me jetën e tij, ndërsa nga sot rënia e tij do t’i frymëzojë brezat e ardhshëm se si mbrohet atdheu. Dje ishte ditë e rëndë për Kosovën, demokracinë dhe paqen në rajon. Serbia edhe njëherë përmes strukturave terroriste paramilitare e sulmoi shtetin e pavarur e sovran të Kosovës edhe pse lufta me Serbinë përfundoi më 1999, Kosova po vazhdon ta mbrojë lirinë e saj dhe pavarësinë me gjakun e dëshmorëve”, u shpreh ai.

Kujtojmë që ky sulm u dënua ashpër edhe nga ndërkombëtarët.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika