Mëngjesin e së enjtes vërehet një fluks i madh për të dalë nga Kosova, te pika kufitare Merdarë e Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në përditësimin e fundit të statistikave vërehet se ka pritje për të dalë nga Kosova te pika kufitare në Merdarë e Dheu i Bardhë.

Dy orë pritje dhe mbi një kilometër është gjendja aktuale e pritjes në Merdare.

Edhe te Dheu i Bardhë ka pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova.

Pritjet e tjera janë të zakonshme dhe zgjasin 5-10 minuta.