Dy organizata ndërkombëtare të gazetarëve i dënojnë sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë
Dy organizatat kryesore të gazetarëve në botë IFJ – International Federation of Journalists dhe European Federation of Journalists – EFJ, janë solidarizuar me AGK-në, duke dënuar 6 sulmet e shënuara në dhjetor ndaj gazetarëve që kanë raportuar nga veriu i Kosovës. Ato e kanë mirëpritur uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe largimin e […]
Dy organizatat kryesore të gazetarëve në botë IFJ – International Federation of Journalists dhe European Federation of Journalists – EFJ, janë solidarizuar me AGK-në, duke dënuar 6 sulmet e shënuara në dhjetor ndaj gazetarëve që kanë raportuar nga veriu i Kosovës.
Ato e kanë mirëpritur uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe largimin e barrikadave.
“Jemi të lehtësuar të dëgjojmë se tensioni është ulur, pasi serbët filluan të largojnë barrikadat më 29 dhjetor, në veri të Kosovës, por përpjekjet diplomatike duhet të vazhdojnë në mënyrë që gazetarët të mund të veprojnë të sigurt në rajon”, tha sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së, Ricardo Gutiérrez.
Në veri ishte sulmuar ekipi i RTV Dukagjinit, po ashtu gazetarë nga Klan Kosova, Kallxo.com, Tëvë1 e Top Channel.
Barrikadat u larguan pas zëvendësimit të masës së paraburgimit të ish-policit, Dejan Pantiq, me masën e arrestit shtëpiak.















