Dy persona arrestohen në Gorazhdec të Pejës për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Dy persona janë arrestuar në fshatin Gorazhdec të Pejës nën dyshimin për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

Policia ka kryer edhe bastisje në dy lokacione, njofton Dukagjini.

Këtë për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10, Sektori Rajonal për Hetime në Pejë, përkrahur nga njësitet tjera relevante, pas veprimeve paraprake hetimore, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, ka kryer kontroll- bastisje ne dy lokacione në fshtin Gorazhdec dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘ndërhyrje në procesin zgjedhor'”, u shpreh Gashi.

Të fundit nga rubrika