Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë kanosur njëri-tjetrin.
Rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 09:40.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur njëri-tjetrin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.