Në Prizren janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Fajde”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë kryer veprën ndaj një personi tjetër, po ashtu mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.