Një person i gjinisë femërore, mosha e së cilës nuk është cekur, ka raportuar në polici se dy persona të gjinisë mashkullore kanë tentuar ta dhunojnë.
Në Raportin e Policisë së Kosovës nuk janë dhënë detaje të tjera, dhe nuk është bërë e ditur nëse të dyshuarit janë arrestuar.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.