Dy persona gjenden pa shenja jete në Prizren, Policia jep detaje

Foto ilustruese

Dy persona janë gjetur pa shenja jete të dielën në rajonin e Prizrenit, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Lajmin e ka konfirmua zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40 në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, ku në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një grua rreth 54-vjeçare. Ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e saj.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50 në një zonë pyjore në fshatin Restelicë të Dragashit, ku është gjetur pa shenja jete një burrë rreth 68-vjeçar. Edhe në këtë rast, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, bazuar në të dhënat fillestare të mbledhura në vendngjarje, në të dy rastet ekziston dyshimi se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar nisjen e veprimeve hetimore. Me urdhër të tij, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rastet janë iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika